Blog
Çfarë është Halloween,
Kudo në botë , kohët e fundit po festohet data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave sipas gojëdhënave dhe legjendave që prej viteve 1745.
Festa e Halloween në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.
Kjo festë ka merr përmasa të mëdha duke u bërë – ditë e veçantë për të rinjtë të cilët dalin natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhë të frikshëm të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personasheve të show bizz që kanë krijuar një stil të tyre.
Çdo vit në rrjetet sociale online si “Facebook”, Twiter” apo forume të tjera online po organizojnë konkurse të ndryshme për të zgjedhur kostumin më të bukur që kanë përdorur të rinjtë.
Halloween mund të përcaktohet dhe si triumfi i sheqerit i cili personifikon një traditë të veçantë. Sipas regjistrimit të përgjithshëm amerikan, në Shtetet e Bashkuara janë rreth 36 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç, që trokasin nëpër dyer të ndryshme duke thënë “ëmbëlsirë ose pije”.
Në vitin 2011, fëmijët amerikanë kanë konsumuar 11 kilogramë ëmbëlsira. Shenja e festës së Halloween është kungulli.
Kungulli më i rëndë nimages 2 në botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork. Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.
Domethëniet e simboleve kryesore të Halloëeenit janë 10:
Secili prej nesh ka dëgjuar ose di sado pak në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme që zakonisht njihet me emrin Halloween. Halloëeeni festohet çdo vit me datë 31 tetor në shumë vende të botës perëndimore.
Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpesh herë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar.
Halloweeni që festohet sot ka shumë pak ngjashmëri me festivalet romake, mbi të cilat dikur është mbështetur gjerësisht.
Emri “Halloween” vjen nga vitet 1500 dhe është një variacion i “All- Hallows-Even”, nata para të gjithë ditëve të shenjta. Kisha katolike ka pushime që përkojnë me festimin pagan. Lista rendit 10 simbolet kryesore të Halloweenit dhe shpjegon se ç’lidhje kanë shtrigat, fantazmat dhe të tjerat me këtë histori.
Misri dhe gruri
Halloweeni festohet në vjeshtë dhe në kulturën Samhain shënonte fundin e verës dhe të të korrave. Misri dhe gruri janë simbole të ndryshimit agrokulturor dhe ndryshimit të stinëve.
Ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë
Në mënyrë të ngjashme me simbolin e mësipërm, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë janë paraqitje të mëtejshme të periudhës korresponduese të vitit, më shumë sesa pjesë e mitologjisë së Halloweenit.
Ngjyra portokalli paraqet vjeshtën, kur gjethet bien dhe ndryshojnë nga të gjelbra në të kuqërremta. Sipas traditës kelte, festa shënonte kalimin nga ditët “me ndriçim” në ditët “e errëta”. E zeza me gjasa paraqet ditët e errëta të dimrit kur dita shkurtohet.
Lakuriqët e natës
lakuriqët e natës janë pjesë e legjendave të ndryshme, sipas të cilave ata mund të komunikojnë me të vdekurit.
Macet e zeza
Fetë e vjetra kelte sugjeronin që macet ishin rimishërime të shpirtrave të njerëzve dhe se ato kishin aftësi të parashikonin të ardhmen midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve është shumë e hollë, kështu, skeletet janë simbol i shpeshtë i Halloweenit pikërisht për këtë arsye.
Kafka veçanërisht është simbol në shumë kultura, duke shërbyer si manifestim i vdekshmërisë së njerëzve, frikës nga vdekja ose rrezikut që mund të jetë vdekjeprurës.
Fantazmatimages
Ideja e fantazmave sugjeron që Halloweeni është nata kur shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të ecin mes të gjallëve. Për më tepër, në kuptimin modern të Halloweenit, fantazmat janë element shtesë për të krijuar atmosferë të nderë dhe të frikshme.
Maskat dhe kostumet
Ç’do të ishte Halloweeni pa kostume? Nëse kthehemi mbrapa në kohët kelte, të pranishmit vishnin kostume me qëllim trajtimin e shpirtrave të vdekur. Mendohej se, nëse ata do të arrinin të mashtronin të vdekurit, shpirtrat do të reshtnin së bezdisuri.
Natën kur veli midis botës së shpirtrave dhe botës natyrore ishte kaq i hollë, është më mirë të pretendosh se je dikush tjetër.
Shtrigat
Cili është kostumi më i preferuar për vajzat natën e Halloweenit? Sigurisht, jo ai i princeshave të Disney-t. Kostumi i shtrigave!
Besohej se fuqitë e shtrigave ishin më të mëdha gjatë natës së Halloweenit. Mendohej se ato kishin lidhje me djallin. Edhe sot simboli i një shtrige mbi fshesë në një natë me hënë është një ndër simbolet më tradicionale të Halloweenit.
Merimangat
Le të kalojmë te merimangat! Nëse shkoni në një festë Halloweeni do të ndesheni patjetër me figura merimangash të shpërndara kudo. Diskutimi lidhur me ndonjë cilësi të mundshme mistike të merimangave, mund të konsiderojë që merimangat kanë pëlhurë, gjë që është asociuar me kalimin e kohës, progresin dhe fatin.
Gjithashtu, merimangat preferojnë vendet me pluhur dhe të errëta, prandaj në një shtëpi të braktisur (një vend i preferuar për Halloweenin) do të mund të gjeni shumë merimanga dhe pëlhurë merimangash.